1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kosova me fusnotë në Deklaratën për të Ardhmen Evropiane

Kosova është paraqitur me fusnotë në Deklaratën për të Ardhmen Evropiane, të nënshkruar nga zyrtarët e Bashkimit Evropian, nga liderët e shteteve anëtare të BE-së, si dhe nga liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Bashkimi Evropian (BE), shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor

përmes një deklarate të përbashkët kanë konfirmuar në Samitin e Sofjes përkushtimin dhe vendosmërinë për të ardhmen evropiane të rajonit.

Deklarata shtatëmbëdhjetëpikëshe e Sofjes ka nxjerrë si përfundim edhe përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e stabilitetit në rajon si parakusht për integrimin e kësaj pjese në Bashkimin Evropian.

“Konfirmojmë përkushtimin tonë të përbashkët për vlerat, për parimet evropiane dhe vizionin për një Evropë të fortë, të qëndrueshme dhe të bashkuar, duke u bazuar në lidhjet tona historike, kulturore, gjeografike dhe nga interesat tona të përbashkëta politike, të sigurisë dhe të ekonomisë”, thuhet në pikën e parë të Deklaratës së Përbashkët.

Në këtë deklaratë veç tjerash thuhet se BE-ja mbështet angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për të përforcuar më tutje marrëdhëniet fqinjësore të mira, qëndrueshmërinë rajonale dhe bashkëpunimin e ndërsjellë. /zeri/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img