1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kosova me fusnotë edhe në marrëveshjen për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor

Kosova është paraqitur me fusnotë në marrëveshjen për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, e cila është nënshkruar në korrik të vitit të kaluar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, si dhe kryeministrat e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë

Kjo ka bërë që kundër Projektligjit për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, në Komisionin parlamentar për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini dhe sport, të votojë deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi.

Megjithëkëtë me këto vota pro ky Ligj është përcjellë për lexim të parë në Kuvend.

Kurteshi ndër të tjera ka thënë se ka vërejtje sa u përket termeve me të cilat i është referuar Kosovës në këtë Ligj dhe atyre në memorandumin shpjegues të ligjit.

Ai ka thënë se në këtë marrëveshje Kosova është shkruar me fusnotë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img