1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kosova mbetet pa medalje në Kampionatin Botëror të xhudos

Ekipi i xhudos i Kosovës ka mbetur pa medalje në Kampionatin Botëror të xhudos që u zhvillua në Doha të Katarit.

Kosova në këtë garë u përfaqësua nga shtatë xhudistë, por që asnjëri prej tyre nuk arriti të ngjitej në podium, ose të siguronte medalje.

Suksesin më të mirë e arriti kampionia olimpike Distria Krasniqi, e cila u rendit e pesta, duke fituar 720 pikë olimpike Paris 2024. Në këtë ditë, garoi edhe Erza Muminoviq, e cila u ndalë në luftën e parë.

Ndërkohë, Akil Gjakova shënoi dy fitore, për t’u ndalur më raundin e tretë në kategorinë deri në 73 kilogramë. Flaka Loxha shënoi një fitore, për t’u ndalur në të dytën.

Ndërsa, kampionia olimpike, Nora Gjakova u rendit e shtata në këtë garë. Në vendin e shtatë u rendit edhe Laura Fazliu, duke fituar 520 pikë olimpike.

Sot, e fundit garoi Loriana Kuka, e cila u ndalë gjithashtu në luftën e parë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img