Site icon PrishtinaPress

Kosova luan sot ndaj Azerbajxhanit

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sot ndeshjen e dytë në kuadër të Rrethit të Parë parakualifikues evropian për Kupën e Botës 2027.

Pas fitores ndaj Irlandës të enjten në Prishtinë, të udhëhequrit e Rami Hadar synojnë triumfin edhe sot ndaj Azerbajxhanit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në Baku, me fillim prej orës 11:00 sipas kohës tonë lokale.

12-shja e Kosovës nuk ka ndryshuar nga ndeshja e kaluar.

Për Kosovën do të jetë kjo ndeshja e fundit për këtë muaj.

Ndeshjet e radhës parakualifikuese “Dardanët” do t’i zhvillojnë në nëntor, në udhëtim ndaj Zvicrës dhe Irlandës. 

Exit mobile version