Site icon PrishtinaPress

Kosova luan për fitore nderi ndaj Moldavisë, formacionet zyrtare – Shumë ndryshime te Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Moldavisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e fundit grupore në Ligën e Kombeve.

Dardanët janë nikoqir të moldavëve në ndeshjen e fundit të Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve, takim që zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 20:45.

Djelmoshat tanë vijnë nga një seri negative pa asnjë fitore nga pesë ndeshjet e grupit, por synojnë fitoren e parë për të ruajtur nderin dhe për të mbetur në Ligën C.

Në anën tjetër, edhe mysafirët nuk kanë asnjë fitore në këtë kualifikuese të Ligës së Kombeve për Kupën e Botës, ndërsa duan befasinë në Prishtinë.

Trajneri Muharrem Sahiti ka vendosur të startojnë me disa ndryshime të befasishme, edhe përkundër mungesave të shumta.

Samir Ujkani, Lirim Kastrati dhe Bersant Celina luajnë nga minuta e parë, ndërsa Aro Muric dhe Hekuran Kryeziu e nisin nga bankina.

Me formacionin më të mirë të mundshëm starton trajneri i Moldavisë.

KosovaUjkani; Vojvoda, Rrahmani, Dresevic, Hadergjonaj; Shala, V.Berisha; Zhegrova, Celina, Kastrati; Muriqi

MoldaviaNamasco; Jardan, Efros, Armas, Platica; Cebotaru, Ionita; Spataru, Turcan, Reabciuk; Nicolaescu

Exit mobile version