Site icon PrishtinaPress

Kosova kthehet nga Grand Slam-i i Gjeorgjisë me tri medalje të argjendta

Sot ka përfunduar garimi i xhudistëve kosovare në Grand Slamin që u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Sot garoi Loriana Kuka në kategorinë deri në 78 kilogramë, por u ndal qysh në raundin e dytë.

Ajo u mund me ëaza-ari nga italiania Alice Bellandi, duke mbetur pa medalje.

Në raundin e parë, Kuka triumfoi me IPPON ndaj xhudistes britanike, Emma Reid.

Megjithatë, ekipi i Kosovës në xhudo arriti të fitonte tri medalje të argjendta, nga gjashtë garuese që morën pjesë.

Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Laura Fazliu u stolisën me medalje të argjendta.

Kurse, Loriana Kuka, Flaka Loxha dhe Erza Muminoviq mbetën pa medalje/PrishtinaPress/

Me shume rreth sportit  Sport – prishtinapress.net

Exit mobile version