Përfaqësuesja e Kosovës ka kryer stërvitjen e parë në Finlandë.
Nën urdhrat e trajnerit Albert Bunjaku, djelmoshat kosovarë fillimisht kanë marrë instrukcione për ndeshjen e Finlandës pastaj kanë dalë në stërvitje.
“Sot në Qendrën Kombëtare sportive në Eerikkila, ku është e vendosur Përfaqësuesja e Kosovës para dite mbajti seancën e parë stërvitore, ku paraprakisht në sallë me videoprojektor kanë analizuar disa nga ndeshjet e Finlandës me kundërshtarë të ndryshëm”, thotë FFK.
FFK gjithashtu ka njoftuar se për veshjen e ekipit përfaqësuese është kujdesur kompania e mirënjohur spanjolle KELME, e cila ka marrë obligim veshjen për këtë ndeshje, ndërkohë që FFK-ja do të bisedojë pas kësaj ndeshje për të vazhduar bashkëpunimin. /PrishtinaPress.eu