7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kosova kërkon sanksionim – A do të merren masa ndaj Serbisë pas sulmit terrorist në veri?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën ka biseduar me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri më 24 shtator. Osmani tha se “veprimet terroriste dhe akti i agresionit” janë të orkestruara dhe të mbështetura nga Beogradi.

Teksa tha se veprimet e Policisë në veri janë legjitime dhe janë në kuadër të “realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim”, Osmani kërkoi që të sanksionohet Serbia.

“Veprimet e tilla përbëjnë cenim të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe për këto veprime duhet sanksionuar Serbinë”, tha Osmani sipas një njoftimi për media.

Sarrazin është takuar dje edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, një ditë pas ngjarjeve në veri.
Kurti e ka informuar atë për veprimet që po merr Kosova pas ngjarjeve të së dielës.

“Emisari Sarrazin shprehu ngushëllimet e tij për familjen e të ndjerit dhe popullin e Kosovës, e dënoi sulmin e djeshëm duke e cilësuar atë si kriminal dhe terrorist mbi Policinë e Kosovës, dhe dha mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës”, u tha në njoftimin e zyrës së Kurtit.

Ndryshe, e diela ishte ditë e rëndë për Kosovën. Zyrtari policor me gradën e rreshterit, Afrim Bunjaku është vrarë dhe tre kolegë të tij janë plagosur si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Sipas njoftimit të fundit zyrtar të PK-së, në aksioni policor në veri, gjashtë persona që dyshohet se ishin të lidhur me grupin terroristë u arrestuan, si dhe u konfiskuan edhe një sasi të madhe armatimi.

Reagime të shumta ka pasur nga ndërkombëtarët, teksa deklarata më të ashpra u kërkuan nga i dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të cilët nuk iu referuan sulmuesve si terroristë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img