Kosova do të ballafaqohet me Izraelin, në kuadër të ciklit kualifikues të Kampionatit Evropian.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45.
Dardanët do të synojnë fitoren e parë si vendas, teksa Izraeli do të kërkojë që të mbajë gjallë shpresat për kualifikim në Evropian.
Izraeli renditet në vendin e tretë në grupin I, me 11 pikë, pas gjashtë ndeshjeve.
Ndërkohë Kosova ka humbur gjasat për kualifikim, duke u pozicionuar në pozitën e katërt me shtatë sosh.
Përndryshe, përballja me Izraelin ka qenë e planifikuar për muajin tetor, por ajo u shty për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme.