Site icon PrishtinaPress

Kosova kërkon fitore përballë Zvicrës në parakualifikueset e Eurobasket 2025

Nesër, Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll e zhvillon ndeshjet e tretë parakualifikuese për Eurobasketin e vitit 2025.

Kosova do të luaj sërish si mysafir, kësaj radhe si kundërshtar do ta ketë Zvicrën.

Pikërisht helvetikët janë përfaqësuesja që Dardanët kanë të vetmen fitore ndaj tyre, shkruan “Gazeta Express”.

Këto dy ekipe u përballën mes vete më 19 korrik në sfidën e luajtur në palestrën “Sezai Surroi” të Prizrenit, të cilën tanët e fituan lehtësisht 76:49.

Të atë përballje, Dardan Berisha me 20 pikë, e Domenic Artis me 19 të tjera ishin më të mirët tek Kosova.

Por, më 26 të këtij muaji, Përfaqësuesja jonë ishte e pafat duke pësuar në fund humbje nga Danimarka në udhëtim me rezultatin 82:75.

Vendimtare në atë ndeshje ishte pjesa e dytë, të cilin e fituan danezët.

Sërish, Artis ishte më i miri me 23 pikë, derisa u rikthye Erjon Kastrati, por nuk bën punë për suksesin e dytë.

Kështu, Kosova tashmë ka tre pikë, një fitore e një humbje. Tabelës i prinë Danimarka me katër pikë, dy fitore, derisa pa fitore ende është Zvicra e fundit.

Pra, sfida e radhës për Dardanët është ajo e së shtunës në udhëtim te Zvicra.

Këtë kampanjë, Kosova e mbyll më 5 gusht në shtëpi ndaj Danimarkës.

Ekipi i cili del i pari në grup, shkon në fazën e grupeve të Eurobasketit 2025.

Exit mobile version