“Kërkesa për ekstradim nuk ka bazë dhe unë nuk do të dërgohem në Serbi, unë jam viktimë e një persekutimi të vërtet politik për shkak të angazhimit të një Kosove të pavarur”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka theksuar se e respekton sistemin francez të drejtësisë, por shton se ai nuk mund të kuptojë ngadalësinë e tij, transmeton lajmi.net
“Të gjithë e kuptuan se rasti im është politik, unë shpresoj se kjo gjykatë do të vij në këtë përfundim”.
Haradinaj ka thënë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve më Beogradin është dështim.
“Situata e sigurisë është shumë komplekse në rajon dhe terroristët mund të shkaktojnë probleme duke përdorur ndonjë vakum. Ushtria e Kosovës do të kontribuoj për të shmangur atë”, ka thënë Haradinaj.
Ai shtoi se ai ishte krejtësisht i befasuar dhe i tronditur nga arrestimi i tij, duke pasur parasysh se kishte vizën Shengen dhe pasaportën diplomatike si një ish-kryeministër i Kosovës.
Haradinaj u arrestua më 4 janar në kufirin mes Zvicrës dhe Francës, pas urdhërarrestit serb, ndërsa Serbia kërkoi ekstradimin e tij.