0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kosova kampione e papunësisë në Ballkan

Papunësia në disa vende të rajonit ka pësuar ulje. Përveç Sllovenisë të gjitha shtetet tjera në rajon e kanë shkallën e papunësisë mbi 10 për qind. Por pavarësisht rënies Kosovës mbetet vend kampion për papunësi në Ballkan

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës shkalla e papunësisë është 26 për qind. Sipas Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP) për tremujorin e dytë të vitit 2016, shkalla më e theksuar e papunësisë me 51 për qind është tek grup moshat 15-24 vjeç.

Krahasuar me vitin 2015, sipas rezultateve të AFP-së, shkalla e papunësisë në Kosovë ishte rreth 33 për qind.

Enti Shtetëror i Statistikave të Maqedonisë për tremujorin e tretë të vitit të kaluar publikoi të dhënat se shkalla e papunësisë arriti në 23.4 për qind, ndërsa në krahasim me tremujorin e dytë ka ulje me 0.6 për qind.

Me normën 7.3 për qind Sllovenia sipas të dhënave të vitit të kaluar ka shkallën më të ulët të papunësinë në rajon, ndërsa me të dhënat e fundit më keq është Bosnjë e Hercegovina me 27.5 për qind.

Shkalla e papunësisë sipas tremujorit të tretë të vitit të kaluar në Kroaci ishte 12.1 për qind, ndërsa në të njëjtë periudhë të vitit të kaluar në Serbi ishte 13.8 për qind dhe në Mal të Zi 16.9 për qind .

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img