Ndihmës Sekretari i shtetit amerikan Jim O’Brien para pak ditësh dha një deklaratë, ku foli për mbështetjen e ShBA-së për FSK-në e për mbrojtjen territoriale që Kosova ka të drejtë si çdo shtet tjetër ta bëë.
Pas këtyre deklaratave, Ambasada e ShBA-ve, ka shpërndarë këtë të mërkurë, citate nga intervista e Ndihmës Sekretarit. Duke theksuar frazën “Kosova ka të drjetë të mbrojë territorin e saj”
E plotë:
Këtë javë, Ndihmës Sekretari O’Brien foli për mbështetjen e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, të ndërveprueshme nga NATO, që i nënshtrohet kontrollit civil: “Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj ashtu si çdo vend tjetër”.