-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Kosova ka qeveri dhe opozitë të mbrapshtë

Behgjet Pacolli ka mohuar lajmin se ai do të jetë kandidat i përbashkët i AKR-së dhe i PDK-së për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Pacolli në një intervistë për “Epokën e Re” ka thënë se bashkëpunimi me subjektet parlamentare aktuale dhe me PDK-në është vijë e kuqe e cila nuk tejkalohet.
Ai thotë se lajmet e tilla kanë qëllim dëmtimin e imazhit të AKR-së.

Pacolli ka thënë se Kosova ka një qeverisje dhe opozitë të mbrapshtë pasi, sipas tij, as ky koalicion qeverisës dhe as kjo opozitë që nga fillimi i mandatit nuk janë marrë me asnjë çështje ekonomike.
Presidenti i AKR-së ka thënë se izolimi i vendit e ka humbur shpresën e qytetarëve për të një të ardhme më të mirë dhe për këtë, ai fajtor e ka bërë pozitën dhe opozitën.
“Në këtë periudhë rikonsolidimin e AKR-së unë e kam parë si mundësi për qytetarët e Kosovës”, tha Pacolli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img