-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Kosova ka nevojë për qeveri të re”, Memli Krasniqi tregon për takimet në Francë

Dje në Paris të Francës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar disa takime të rëndësishme zyrtare në Senat, në Parlament dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Sipas njoftimit në Senat, Krasniqi njofton se u prit dhe diskutoi me senatoren Laure Darcos, përgjegjëse për Kosovën në grupin e miqësisë Francë – Ballkan.

“Ndërkaq, në Parlament takova deputetin Jean-Philippe Ardouin, udhëheqës i grupit të miqësisë Francë – Kosovë”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu I PDK-së thotë se senatoren Darcos dhe deputetin Ardouin i ka falënderuar për miqësinë dhe mbështetjen tyre ndaj Kosovës, duke theksuar se qytetarët e Kosovës i janë mirënjohës Francës për ndihmën dhe kontributin në të gjitha etapat e shtetndërtimit.

“Në këto takime, po ashtu, shpreha bindjen se bashkëpunimi ndër-parlamentar ndërmjet dy shteteve tona duhet të thellohet”.

“Ndërkaq, me Kabinetin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, ku u takova me z. Adrien Frier, diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe qëndrimet e PDK-së në raport me to”, ka shkruar Krasniqi.

Për PDK-në, sipas Krasniqit qasja e Qeverisë së Kosovës në raport me aleatët e Kosovës është e papranueshme, e gabuar dhe si e tillë po e vë në rrezik edhe sigurinë dhe të ardhmen e vendit tonë. “Prandaj, sot, Kosova ka nevojë për një Qeveri të re, me qasje ndryshe, dhe e cila kthen në binarë rrugëtimin e shtetit tonë drejt integrimit euro-atlantik dhe kursit pro-perëndimor”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img