2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kosova ka arritur rezultate pozitive në luftën kundër terrorizmit

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u mbajt takimi i Bordit për Zbatimin e Strategjisë Kundër Terrorizmit.
Me këtë rast, zëvendësministri  Valdet Hoxha duke konstatuar progresin e arritur në implementimin e Strategjisë Kundër Terrorizmit, i falënderoi të gjithë udhëheqësit dhe punonjësit e mekanizmave të sigurisë për përkushtimin e tyre në drejtim të luftimit të kësaj dukurie tinëzare, duke potencuar që përballja me sukses me terrorizmin, si njëri ndër kërcënimet më serioze në botën bashkëkohore, është e mundur vetëm me një angazhim sistematik, të planifikuar dhe të koordinuar në nivel vendi dhe në aspektin ndërkombëtarë.
Gjithashtu zëvendësministri Hoxha kërkoi nga të gjithë anëtarët e Bordit për Zbatimin e Strategjisë Kundër Terrorizmit që të vazhdojnë në implementimin e Strategjisë, duke i harmonizuar aktivitetet e secilit mekanizëm respektiv, me objektivat specifike dhe strategjike të parapara në Strategji dhe në aktet tjera pozitive vendore dhe ndërkombëtare.
Gjatë këtij takimi raportuan të gjithë anëtarët e Bordit për Zbatimin e Strategjisë Kundër Terrorizmit lidhur me realizimin e planit vjetor të punës dhe ishte konstatim i përbashkët që Institucionet e Republikës së Kosovës kanë arritur rezultate pozitive në kontekst të luftës kundër Terrorizmit dhe angazhimi i përbashkët dhe serioz duhet të vazhdojë edhe më tej.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img