Më 9 qershor, Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve.
Pas fitores ndaj Qipros dhe humbjes nga Greqia, “Dardanët” tani do të përballen me Irlandën e Veriut.
Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
UEFA ka bërë të ditur emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshja.
Danezi, Jakob Kehlet është caktuar si gjyqtar kryesor. Ai do të asistohet nga bashkëkombësit e tij, Victor Skytte dhe Dennis Wollenberg Rasmussen, teksa Jens Maae do të jetë gjyqtari i katërt.
Dyshja holandeze, Rob Dieperink dhe Erwin Blank, janë caktuar për në dhomën e VAR-it.