Site icon PrishtinaPress

Kosova ia heq vizat Arabisë Saudite

Qytetarëve sauditë u është dhënë drita jeshile për të vizituar Kosovën pa pasur nevojë për vizë.

Në Twitter, Ambasada Saudite në Shqipëri zbuloi se Kosova dhe Shqipëria do të lejojnë hyrjen pa viza për udhëtarët nga Arabia Saudite me një pasaportë të vlefshme deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Të njëjtat rregulla në Shqipëri zbatohen edhe për shtetasit nga Bahreini, Omani, Katari dhe Tajlanda, shkruajnë sot mediat arabe.

Për Maqedoninë e Veriut, ambasada tha se kërkohet një vizë maqedonase, ose vizë Schengen, amerikane, britanike ose australiane, me kusht që të jetë me shumë hyrje.

Edhe BE-ja po punon gjithashtu për të hequr regjimin e vizave për qytetarët nga shtetet e Gjirit.

 

Exit mobile version