Site icon PrishtinaPress

Kosova i mbyll me humbje kualifikimet për “EURO 2024”

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me humbje ciklin kualifikues për në “EURO 2024”.

“Dardanët”, u mposhtë me rezultat minimal 0:1 në “Fadil Vokrri”.

Golin e vetëm për Bjellorusinë e realizoi, Dmitri Antilevski, në minutin e 43-të.

Kosova, nga 10 ndeshjet e zhvilluara arriti t’i grumbullojë 11 pikë.

Skuadra e Primozh Glihes, renditet i pesti në grupin I, duke lënë pas vetëm Andorrën.

______________________________________________________________________________________________________

22:02 – Tifogrupi i kombëtarës së Kosovës “Dardanët”, e kanë shpalosur një baner në ndeshjen kundër Bjellorusisë, i cili përmban një mesazh tejet emocionues.

Baneri në dyja anët i ka të vendosura fotografitë e komandantit legjendar “Adem Jashari”.

“Unë kësaj toke ia fala gjakun e familjes time, ju falni djersën edhe sinqeritetin”, shkruan aty.

Kosova është në disavantazh prej një goli kundër Bjellorusisë.

______________________________________________________________________________________________________

21:45 – Trajneri i Kosovës Primozh Gliha me të nisur pjesa e dytë e lojës.

Ai e ka inkuaduar Muhamet Hysenin, në vend të Zymer Bytyqit.

Hyseni pati një debutim përrallor kundër Zvicrës, pasi e shënoi golin e barazimit me t’u futur në lojë.

“Dardanët” janë në disavantazh kundër Bjellorusisë.

______________________________________________________________________________________________________

21:29- Bjellorusia ka kaluar në epërsi kundër Kosovës.

Për 0:1 realizoi Dmitri Antilevski, i cili realizoi në minutin e 43-të.

Goli erdhi pas një ndërprerje, kur portieri Visar Bekaj, bëri një dalje të pasigurtë për ta grushtuar topin. ______________________________________________________________________________________________________

21:15- Kosova po e dominon ndeshjen kundër Bjellorusisë në këto 30 minuta.

Florent Muslija, rrezikoi seriozisht portierin kundërshtar me dy goditje të tij.

Rezultati në “Fadil Vokrri”, vazhdon të jetë 0:0.

______________________________________________________________________________________________________

21:01- Kanë kaluar 15 minuta lojë në “Fadil Vokrri”.

Rrjetat e dy portierëve kanë mbetura të paprekur.

Kosova sonte do të synojë që ta mbyll me fitore ciklin kualifikuese të “EURO 2024”.

______________________________________________________________________________________________________

20:45 – Në “Fadil Vokrri” ka nisur ndeshja Kosova-Bjellorusia.

Për “Dardanët” kjo ndeshja është e fundit për ciklin kualifikues për “EURO 2024”.

Ekipi i drejtuar nga Primozh Gliha do të synojë sonte fitoren e tretë.

Kosova nuk ka arritur të kualifikohet për në Kampionatin Evropian, i cili vitin e ardhshëm mbahet në Gjermani.

Exit mobile version