Site icon PrishtinaPress

Kosova i jep ‘mësim vëllazëror’ Shqipërisë, e deklason 3:0

Arbër Zeneli shënoi dy gola, Edon Zhegrova një.
Kosova e ka fituar “vëllazëroren” ndaj Shqipërisë, e cila u zhvillua në Zvicër.

Ekipi i Bernard Challandes e deklasoi atë të Cristian Panuccit, duke e mposhtur me rezultat të pastër, 3:0.

Atmosfera në stadium ishte fantastike, ku pati tifozë me flamuj kombëtar dhe të Kosovës.

Më meritori për këtë fitore të “Dardanëve” ishte Arbër Zeneli, i cili realizoi dy gola.

Ndërkohë, me një gol kontribuoi edhe Edon Zhegrova, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë.

Kosova pati edhe dy-tri raste tjera ideale, por nuk arriti të shënojë.

Në anën tjetër, paraqitja e kuqezinjve ishte dëshpëruese.

Exit mobile version