Site icon PrishtinaPress

Kosova i del në ndihmë Shqipërisë pas përmbytjeve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se Kosova është e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë pas përmbytjeve.

Mehaj ka treguar se sot ka telefonuar ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, të cilit i ka shprehur gatishmërinë për mbështetje.

Ai ka shkruar se në ditë të mira dhe të vështira do të jenë me shqiptarët.

Shkrimi i tij i plotë:

Në ditë të mira e ditë të vështira jemi bashkë me vëllezërit tanë në Shqipëri.

Pas përmbytjeve në zonën e Fierit dhe zona të tjera të Shqipërisë, i kam telefonuar Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, të cilit i kam shprehur gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje me aftësitë dhe kapacitetet tona të kërkim-shpëtimit për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave.

Së bashku jemi më të fortë në secilën sfidë!

Exit mobile version