Siç njofton ‘Fansat e Futbollit Kosovar’, Përfaqësuesja e Kosovës më 28 mars do të luaj ndeshje miqësore me kampionët e Afrikës, kombëtaren e Kamerunit.
Kjo ndeshje miqësore do të luhet në kryeqytetin e Belgjikës, në Bruksel.
Katër ditë para kësaj ndeshje, Kosova në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror përballet me Islandën.