3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kosova futet në listën e vendeve me rrezik të lartë nga COVID-19, tash ka disa kushte për hyrje në Gjermani

Autoritetet në Gjermani kanë paralajmëruar se përhapja e COVID-19 mund të vazhdojë të çojë në kufizime në trafikun ndërkombëtar ajror dhe të udhëtimit dhe dëmtimin e jetës publike.

Në këtë drejtim, duke përmendur rritjen e numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë, autoritetet kanë bërë të ditura ndryshimet, të cilat pritet të hyjnë në fuqi që nga data 22 gusht e këtij viti.

Kështu, siç thuhet në një dokument të publikuar, “Kosova është prekur rëndë nga COVID-19. Kohët e fundit, numri i infeksioneve është rritur ndjeshëm. Kosova është klasifikuar si një zonë me rrezik të lartë me efekt nga 22 gusht 2021”.

Andaj, bëhet e ditur se “shtetasit e huaj mbi moshën 11 vjeç, pavarësisht nga vendi i origjinës dhe rruga e udhëtimit, duhet të paraqesin një test aktual negativ të PCR pas hyrjes (mostra e marrë jo më shumë se 72 orë para hyrjes)”.

Megjithatë, siç thuhet më tej, udhëtarët që kanë dëshmi se janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 për të paktën dy javë, nuk kanë nevojë për një test negativ kur të hyjnë.

Përveç Kosovës, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Telegrafi, për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve nga COVID-19, qeveria federale po klasifikon Kretën dhe ishujt e tjerë grekë të pushimeve, të tilla si Rodos, Kos, Mykonos ose Naxos, si zona me rrezik të lartë nga e marta e ardhshme.

Gjithashtu, Maqedonia e Veriut dhe pjesë të Irlandës gjithashtu bëjnë pjesë në këtë kategori.

Ndërkohë që Brazili nuk është më një zonë e variantit të virusit, por edhe një zonë me rrezik të lartë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img