Site icon PrishtinaPress

Kosova flet sot për herë të parë në Këshillin e Evropës, do të diskutohet për Ballkanin Perëndimor

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka treguar se në seancën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të mbajtur dje është konfirmuar se Kosova ka të drejtën e mbajtjes së fjalës për herën e parë.

Ajo ka thënë se delegacioni nga Kosova ka tri ulëse dhe bashkë me të janë edhe Arben Gashi dhe Enis Kervan.

“Nesër do ta marrim fjalën kur të diskutohet për raportin “George Papandreou”, ku diskutohet çështja e Ballkanit Perëndimor dhe e ardhmja e gjashtë vendeve drejt BE-së”, është shprehu ajo për InfoMagazine në Klan Kosova.

“Si delegacion e kemi pasë të drejtën e fjalës nëpër komisione, por jo të votës derisa të bëhemi anëtar i plotë. Tani mund të kyçemi direkt në seancë, përveç komisionieve”./Prishtinapress/

Exit mobile version