Kosova ka shënuar fitore ndaj Maltës me rezultat 2-1 në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Austri.
Të besuarit e Bernard Challandes e nisën shumë mirë ndeshje, duke radhitur disa raste.
Por goli erdhi në minutën e 18-të të takimit nga një super aksion i organizuar nga faza e sulmit.
Arbër Zeneli merr bukur një top në mesfushë, gjen në krahun e djathtë Lirim Kastratin, i cili asiston edhe më mirë te Milot Rashica i cili i vetëm shënon për 1-0.
Rashica kishte rast shumë të mirë edhe në minutën e 22-të, por nuk ishte i saktë.
Rastin tjetër të mirë e kishte Blendi Idrizi në minutën e 37-të, por goditja e tij u bllokua nga mbrojtja.
Në minutën e 40-të shfaqet sërish Milot Rashica i cili kishte rast të mirë, por nuk e gjen rrjetën.
????- Milot Rashica in the right place at the right time. #MLTKOS
???????? Kosovo – ???????? Malta [1] – 0pic.twitter.com/sfaH11tfVg
— Dardanian Football (@DardanianFooty) June 4, 2021
Krejt në kohën shtesë Hekuran Kryeziu bëri një ndërhyrje afër zonës, nga ku përfituan maltezët.
Shaun Dimech përfitoi nga një top i kthyer nga muri për të shënuar për 1-1.
Pjesa e parë ishte dukshëm në favor tonin ku rastet ishin të shumta, por Malta i ndëshkoi në fund.
Në pjesën e dytë kundërshtari ishte kthyer prapa, duke lejuar pak hapësira.
Në minutën e 80-të Besar Halimi kishte një goditje dënimi në një zonë të favorshme, por goditja e tij shkoi mbi portë.
Goli i shumë kërkuar erdhi pas katër minutash.
Zhvillohej minuta e 84-të e takimit, kur Besar Halimi ndërprenë një aksion të kundërshtarit, ndërsa topi shkon te Rashica që shënoi për 2-1.
Në fundin e ndeshjes Malta kishte dy raste, por Visar Bekaj ishte në vend, duke mos lejuar që rrjeta e tij të tundej.
Kosova merr fitoren e dytë në dy ndeshje miqësore.