Site icon PrishtinaPress

Kosova fiton ndaj Luksemburgut dhe mban gjallë shpresat për kualifikim

Kosova ka shënuar fitoren e parë në rrethin parakualifikues për “Eurobasket 2021”, duke e mposhtur Luksemburgun në Prishtinë me rezultat 109:88.

Pas humbjes nga Luksemburgu dhe Britania e Madhe në dy xhirot e para të Grupit G, “Dardanët” fituan në Prishtinë ndaj Luksemburgut me 21 pikë epërsi.

Për të mbetur në garë duhej një fitore mbi tetë pikë.

Ky është vetëm hapi i parë në rrugën e vështirë për kalim të kësaj faze.

Për të zënë pozitën e parë në grup, si pozitë e vetme që siguron kalimin në kualifikimet e rregullta në Eurobasketin 2021, Kosova tash duhet të mposhtë edhe Britaninë e Madhe në ndeshjen e kthimit të shtunën si mysafire.

Përveç kësaj ata duhet të presin që Luksemburgu të fitojë ndaj Britanisë në ndeshjen e fundit, e që krejt në fund, koshdallimi i Kosovës të jetë më i miri.

Kosova e dominoi këtë ndeshje nga fillimi në fund.

Dardan Berisha me 32 pikë ishte më efikasi në fitoren e Kosovës, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Divine Myles (23), Mikaile Tmusic (22) e Fisnik Rugova me 14 pikë.

Exit mobile version