Site icon PrishtinaPress

Kosova favorite kundër Bjellorusisë

Kombëtarja e Kosovës sonte me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri” do ta luajë ndeshjen e fundit në kampanjen kualifikuese për “EURO 2024”.

“Dardanët” përballë do ta kenë Bjellorusinë, ndaj të cilës do ta kërkojnë fitoren.

E bazuar në një sondazh të UEFA-s, skuadra e drejtuar nga Primozh Gliha, shihet si favorite.

Sipas këtij sondazhi, 77 për qind e tifozëve kanë votuar për fitoren e Kosovës, 17 për qind mendojnë se bjellorusët do të triumfojnë në Prishtinë, kurse gjashtë për qind kanë votuar për barazim.

Kombëtarja e Kosovës, është në vendin e katërt të grupit I, me 11 pikë.

“Dardanët” janë pa gjasa për kualifikim për në kampionatin evropian, por sonte fitorja do të ndihmonte në ngritjen e formës së ekipit.

Exit mobile version