0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

‘Kosova është Serbi’, piktori merr iniciativën për të fshirë grafitet nga ura e ‘Dajlanit’ në Durrës

Vitet e fundit në Durrës shpeshherë janë parë grafite me gjuhë urrejtjeje dhe etiketime “Kosova është Serbi”. Në prag të sezonit veror, prania e këtyre grafiteve po llogaritet e papërshtatshme për pushuesit nga Kosova, e të cilët janë në numër të madh. Andaj piktori Bledar Çakalli ka ndërmarrë nismën për t’i fshirë vetë këto grafite.

Piktori dhe aktivisti Bledar Çakalli, ka nisur të fshijë grafitet, të cilat përmbajnë gjuhë urrejtjeje dhe fyerje për kosovarët në këmbët e “Urës së Dajlanit” dhe zonën rreth plazhit të Durrësit.

“Janë grafite me fjalë ofenduese e përçarja për shqiptarët e Kosovës në gjuhën sllave, ndër të tjera shkruhet ‘Kosova është Serbi’”. Janë kudo nga stacioni i trenit deri në plepa. Ka grupe qarqe që janë për përçarje! Para dy ditësh kam parë si detyrë të nis fshirjen e tyre, nuk mund të lejojmë përçarje se kemi një shekull të përçarë. Kam pasur mbështetje nga qytetarët për blerjen e bojërave”.

Ai tregon se këto shkrime bëhen nga të njëjtat grupe individësh për të cilët policia nuk ka marrë ende masa ndërkohë që kjo përbën dëmtim të pronës publike dhe është një fenomen i përsëritur të paktën në pesë vitet e fundit.

Çakalli ka ndërmarrë iniciativën jo vetëm për të fshirë grafitet me gjuhë urrejtje por dhe për të vendosur në vend të tyre simbole kombëtare. Ndaj kërkon që nismës t’i bashkohen shumë më tepër qytetarë dhe biznese, për të mbuluar kostot e realizimit të muraleve.

Me nisjen e sezonit veror, turistët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë ata të cilët vizitojnë më shpesh zonën e plazhit, por edhe zona të tjera në qendra të qytetit, prandaj ndërhyrja dhe marrja e masave për shkrimet me gjuhë urrejtje është një pikë kyç e të pasurit një sezon turistik më të këndshëm për pushuesit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img