4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Kosova është foshnje e BE-së dhe e SHBA-së”, Mandl: Ne duhet të kujdesemi për të

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Titullin ia ka dorëzuar rektori i këtij universiteti, Bajram Kosumi.

Ky çmim iu nda me motivacionin për kontribut të rëndësishëm në avokimin e kauzës së Kosovës në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian, në përgjithësi dhe mbështetjen e pakursyer për njohjen ndërkombëtare Kosovës.

Mandl i nderuar me çmimin, ka rikujtuar fjalët e një miku të tij për Kosovën.

“Para disa vitesh, një koleg nga Bullgaria, duke qëndruar bashkë me të para një hoteli në Prishtinë, po shihnim në mbrëmje qiellin”, nisi rrëfimin Mandl.

“Tani po citoj atë kur më tha se Kosova është foshnje e BE-së dhe e SHBA-së dhe rrjedhimisht ne duhet të kujdesemi për foshnjën tonë”, ka shtuar ai.

Mandl tha se e e di çfarë ka dashur që ai të thotë dhe se kjo është më së e vërtetë edhe në ditët e sotme.

Kontributi i Lukas Mandl në proceset shtetformuese të Republikës së Kosovës, avokimi i kauzës së Kosovës në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian, në përgjithësi, mbështetja e pakursyer për njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës u vlerësua edhe nga Ministria e Arsimit dhe të tjerë që ishin të pranishëm në ceremoni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img