3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

“Kosova është duke u sfiduar edhe nga vet BE-ja”, thotë Hoxhaj në Akademinë e Mbrojtjes së Austrisë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj  në Akademinë e Mbrojtjes së Austrisë ka mbajtur një ligjëratë rreth temës “Sfidat e Kosovës në marrëdhëniet e saj me Ballkanin dhe botën”.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai mes tjerash ka theksuar se Kosova është duke u sfiduar edhe nga vet BE-ja.

“Si shembull i shtetndërtimit të suksesshëm në Evropë dhe më gjerë, Kosova e pavarur dhe shtetet e tjera të rajonit janë duke u kërcënuar nga politika hegjemoniste serbe në Ballkan, e cila edhe më tutje është “në kërkim të fatit të saj” jashtë kufinjve të Serbisë, gjë që historikisht ishte fatkeqësi për gjithë rajonin dhe mund të shndrrohet edhe sot!”

“Kosova është duke u sfiduar edhe nga vet BE-ja, e cila me politikën e saj të blerjes së Kosovës, mjerisht ka hequr dorë nga politika e zgjerimit evropian në Ballkan. Kjo ka bërë që kohëve të fundit më shumë të fitojnë zgjedhjet partitë politike me platforma anti-evropiane sesa ato pro-evropiane!”

“BE jo vetëm që ka dështuar t’i japë Kosovës statusin e kandidatit, por dështimi i përpjekjes për anëtërsimin e Kosovës në Këshill të Evropës është dështim edhe i qeverisë së Kosovës, si dhe i vet shteteve udhëheqëse të BE-së!”

“Është e habitshme të shohësh se edhe pas 16 vitesh, pesë vende të BE ende nuk e njohin Kosovën. Në politikën e tyre të jashtme, si brenda BE-së dhe globalisht, ato janë rreshtuar më shumë në anën e qëndrimit të Rusisë ndaj Kosovës sesa me shumicën e anëtarëve të BE-së dhe NATO-s. Madje, në rastin e njohjes së Palestinës, e jo të Kosovës, këto shtete anëtare të BE-së, treguan moralin e tyre të dyfishtë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img