2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kosova e zhvillon sot stërvitjen e fundit para lojës me Irlandën e Veriut

Kombëtarja e Kosovës po bëhet gati për sfidën e radhës në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” do ta zhvillojnë sot seancën e fundit stërvitore para duelit të nesërm ndaj Irlandës së Veriut.

Federata e Futbollit të Kosovës njofton se Vedat Muriqi me shokë do të ushtrojnë në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 17:30 sot, ndërsa paraprakisht do të mbahet konferenca për shtyp e selektorit Alain Giresse.

Kosova sot do ta zhvillojë një stërvitje të lehtë, duke e pasur parasysh se nesër do të zbresë në fushën e blertë për ta zhvilluar ndeshjen e tretë në muajin qershor.

Ndërkohë, stërvitja e mysafirëve nga Irlanda e Veriut do të zhvillohet nga ora 19:00, kurse paraprakisht do të mbajë konferencë për shtyp.

Të dyja Kombëtaret janë të vendosura për ta fituar ndeshjen e nesërme, e cila do të fillojë në orën 20:45.

Kosova e ka një fitore e një humbje në Grupin 2 të Ligës C, e Irlanda e Veriut një barazim e një humbje.

Madje, veri-irlandezët nuk kanë fituar në Ligën e Kombeve qe 12 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img