2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kosova e synon një tjetër histori në Belgjikë në përballjet me më të mirët e botës, garën e parë e zhvillon sot

Ditën e sotme, ekipi shqiptar “Bad News Eagles” do ta synojë një histori tjetër, pas kualifikimit për turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022, djemtë do ta zhvillojnë sot ndeshjen e parë kundër ekipit turk ‘Eternal Fire’ në kuadër të turneut ‘PGL Antwerp Major 2022’, teksa çmimi i madh i këtij turneut është një milion euro.

Ndeshja kundër ekipit turk “Eternal Fire” do të zhvillohet në formatin “Bo1” me fillim nga ora 12:00. Theksojmë se ekipi turk renditen në vendin e 29-të në ranglistën botërore.

Kujtojmë se “Eternal Fire” është përballur edhe më parë me ekipin shqiptar gjatë kohës që ata ishin pjesë e ekipit (BLINK), ndeshje e cila përfundoi në të mirë të ekipit turk me rezultat të përgjithshëm (2:1).

Ndeshjen mund ta shikoni në kanalin zyrtar të streamerit Xhoci me komentim shqip në Twitch, si dhe në kanalet zyrtare të PGL në platformat Twitch dhe Youtube.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img