-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

‘Kosova e Serbia mund të bëhen fqinje të mira me një kusht’

Ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se Kosova dhe Serbia mund të bëhen fqinje të mira nëse e njohin njëra tjetrën si shtete të pavarura.

Këtë deklaratë Ministrja Tahiri e ka dhënë në një takim me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki, me të cilën po ashtu ka diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, duke i shprehur ambasadores shqetësimet për provokimet destabilizuese  të kohëve të fundit nga ana e Serbisë.

“Fqinjësia e qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet, por çelësi është te njohja e ndërsjellë mes dy shteteve”, theksoi ministrja Tahiri.

Ndërkaq, ambasadorja finlandeze, e ka rikonfirmuar qëndrimin e shtetit të saj për Kosovën dhe ka thënë se Finlanda e mbështetë fuqishëm integrimin e Kosovës në Bashkimin Europian dhe strukturat euroatlantike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img