1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kosova e pafat, Maqedonia e Veriut kalon në finale të play-offit të Ligës së Kombeve

Kosova ka qenë mjaftë e pafat, pasi është mposhtur me rezultat 2-1 përballë Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmëfinaleve të play-offit të Ligës së Komeve

Pjesa e parë ka sjell tri gola, të cilat dy prej tyre i takuan maqedonasve që arritën të shënonin dy herë në portën e Aro Muricit.

Kosova e filloi mjaftë mirë takimin, duke fituar tri goditje nga këndi të njëpasnjëshme, mirëpo nuk arritëm t’i konkretizonim rastet.

Ishte minuta e 16-të kur Bejtullahi gjuajti në drejtim të portës tonë, mirëpo goditja u devijua nga Benjamin Kololli.

Por, lojtarët tanë arritën t’i barazonin shifrat në 1-1 me anë të Florent Hadërgjonajt në minutën e 29-të që shënoi një super gol.

Tanët nuk arritën që të mbanin edhe për shumë gjatë rezultatin e baraspeshuar, shkaku që Darko Velkovski (33’), pranoi një asistim nga Enis Bardhi, duke shënuar në portën e Muric.

Pjesa e dytë ishte disi më e ngadaltë në ritmin e lojës, me Maqedoninë e Veriut që më shumë tentonte të fitonte minuta nga lojtarët që qëndronin të shtrirë në fushë.

Trajneri Bernard Challandes bëri zëvendësim qysh në fillim të 45 minutave të dytë, duke inkuadruar në lojë Elbasan Rashanin në vend të Atdhe Nuhiut.

Përfaqësuesja jonë tentoi të dilte përpara me anë të kundërsulmeve, mirëpo që Arbër Zeneli dhe Bersant Celina nuk ishin të saktë në goditjet e tyre.

Më pas strategu helvetikë largoi nga loja edhe Mërgim Vojvodën në minutën e 64-të, duke futur Edon Zhegrovën.

Shansi i erdhi edhe Lirim Kastratit (75’), në vend të Bersant Celina, mirëpo loja jonë nuk ngjallej assesi.

Maqedonia e Veriut arriti të në fund që të mbante epërsinë dhe u kualifikua në finale të play-offit të Ligës së Kombeve, aty ku përballet me Gjeorgjinë që eliminoi Bjellorusinë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img