Nga synimet për kualifikimet në Evropian, Kosova ka mbetur në pozitën e parafundit në Grupin I të kampanjës kualifikuese për “Euro 2024”.
Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka arritur të marrë fitore në shtëpi në ndeshjen e fundit, duke u mposhtur nga Bjellorusia me rezultat 1:0.
Përkundër se dominuan ndeshjen, mysafirët u treguan më konkret duke realizuar gol në aksionin e tyre të parë dhe të vetëm.
Me këtë humbje, Kosova ka rënë në pozitën e pestë në Grupin I, me vetëm 11 pikë nga 10 ndeshje të zhvilluara.
Nga 10 ndeshjet e zhvilluara, Kosova ka vetëm 2 fitore, ndërkaq ka pësuar tri humbje e ka barazuar pesë herë.
Fillimisht synimet e Kosovës ishin kualifikimi për në Evropian, por që gjatë rrugës objektivat ndryshuan e madje as ata nuk u arritën në fund.
Nga Grupi I për në Evropian janë kualifikuar Rumania dhe Zvicra.