Kosova u paraqit me katër sportiste në garën e madhe Masters që u zhvillua në datat 20-22 dhjetor 2022 në Jerusalem.
Sot, Loriana Kuka është ndalur në luftën e parë në Mastersit të xhudos të mbajtur në Jerusalem
Kuka, që aktivizohet në kategorinë deri 78 kilogramë, u mposht nga ukrainasja Yelyzaveta Lytvynenko, me një wazari.
Kosova e mbylli paraqitjen në Masters të Jerusalemit me një medalje të artë, një të argjendtë e një vend të pestë.
Të artën e fitoi Distria Krasniqi e të argjendtën Laura Fazliu.
Në këtë garë prestigjioze garuan edhe Nora Gjakova, e cila përfundoi e pesta.
Në Masters Jeruzalem morën pjesë 58 shtete dhe 367 garues./Prishtinapress/