2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kosova e kërkon fitoren e dytë sonte

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do ta kërkojë sonte fitoren e dytë në fazën parakualifikuese të Eurobasket 2025.

“Dardanët” kanë stërvitur mbrëmë në “Arena Naestved”, aty ku sonte do të kenë punë me Danimarkën vendëse.

Ky takim do të zhvillohet nga ora 18:00 dhe do të jetë një mundësi edhe për bashkatdhetarët të shkojnë në palestër për t’i përkrahur Verdhekaltrit.

Stërvitja e Dardan Berishës me shokë ka shkuar sipas planit dhe të gjithë lojtarët po e japin maksimumin, ndërsa atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë.

Për dallim nga ndeshja kundër Zvicrës, Erjon Kastrati është rikthyer nga lëndimi dhe po stërvitet rregullisht për të qenë i gatshëm.

Dardanët kanë stërvitur sot në mëngjes dhe më pas në mbrëmje do të përballen me danezët.

Loja Danimarkë – Kosovë luhet në kuadër të rrethit të tretë parakualifikues për Eurobasket 2025.

Kosova e ka mundur Zvicrën 76:49, ndërsa Danimarka e mposhti në udhëtim Zvicrën 46:60.

Vetëm vendi i parë kualifikohet tutje.

Pas ndeshjes ndaj Danimarkës, Kosova më 29 korrik në Fribourg do të ndeshet me Zvicrën, kurse më 5 gusht në Prizren është ndeshja e fundit, kundër Danimarkës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img