Site icon PrishtinaPress

Kosova e izoluar edhe këtë vit feston Ditën e Evropës

Kosova vazhdon të mbesë vendi i vetëm i Ballkanit që nuk lëviz pa viza në Bashkimin Evropian, por festa për Ditën e Evropës nuk do të mungojë.

Përveç aktiviteteve të shumta, institucionet e vendit pushojnë këtë ditë, raporton KTV.

9 Maji, në Kosovë do të shënohet me aktivitete të cilat u prezantuan të hënën në ambientin e ri të qendrës së BE-së, e cila e ka marrë emrin “Shtëpia e Evropës.”

Zëvendës-shefi i zyrës së BE-së, Riccardo Seri, tha se manifestimi i Ditës së Evropës është i rëndësishëm për ta, sidomos këtë vit, kur edhe do të mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Ndër aktivitetet që do ta shënojnë Ditën e Evropës, janë edhe shfaqja e disa filmave dhe koncert pa pagesë.

Seri tha se fokusi i BE-së vazhdon të jetë, ekonomia, arsimi dhe mjedisi në Kosovë, prioritete këto që sipas tij, duhet të jenë edhe të Kosovës.

“Ne duam të vëmë në pah sa i rëndësishëm është zhvillimi ekonomik dhe në këtë aspekt, e ndihmojmë edhe Kosovën. Pra, ekonomia do të jetë fokusi i aktivitetit tonë për një muaj e gjysmë deri më 20 qershor dhe fushata do të quhet ‘Le të flasim për ekonomi”, ka thënë Riccardo Seri – Zv.shef i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Seri ka shpallur të hapur garën për “Fushatën Ekonomike” dhe ka treguar disa nga të nominuarit për këtë garë.

Pjesë e kësaj gare, janë disa kompani vendore.

Exit mobile version