Site icon PrishtinaPress

Kosova e fundit në rajon për pagën mesatare

Kosova është e fundit në rajon sa i përket pagës mesatare.

Një rritje e pagës mesatare në fund të 2023 me 10 mijë lekë Shqipëria nuk e përmirësoi pozicionin në krahasim me rajonin. 75 mijë lekë ose në monedhën evropiane referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë 723 euro, e renditi përsëri Shqipërinë të parafundit.

“Duke pasur edhe një politikë më agresive se vendet e Ballkanit të cilët kanë bërë një rritje sistematike dhe nuk kanë pritur një vit të caktuar për rritjen e madhe pavarësisht se kemi mbrapa Kosovën”, thotë Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie.

Kryeson Serbia për pagën mesatare bruto më të lartë në rajon me 1,112 euro ndjekur më pas nga Mali i Zi me 1,024 euro, Bosnje dhe Hercegovina 1,023 euro, Maqedonia e Veriut 975 euro dhe në fund Kosova me 521 euro.

“Vendi kampion nga i cili duhet marrë dhe modeli që lidhet me produktivitetin e administratës është Serbia dhe Maqedonia e Veriut të cilët e konkurrojnë me shërbime pavarësisht se nuk kanë nivelin e dixhitalizmit të shërbimeve publike siç i ka Shqipëria”, shtoi Gjokutaj.

Nëse Shqipëria krahasohet me vendin me pagën më të lartë në rajon, ne paguhemi rreth 53% më pak.

Por me programin e qeverisë për rritjen e pagës mesatare në 900 euro në mesin e 2024, ne do të jemi vetëm 23% larg vendit të parë.

“Më duket një përafrim bazuar mbi një vendim politik sesa një vendim i cili vjen nga një performancë më e mirë e administratës”, tha ai.

Ekspertët e kritikojnë rritjen e pagave pa një program të caktuar ndër vite.

Teksa një kapërcim në 900 euro e konsiderojnë si një mjet politik para zgjedhjeve 2025.

“Është pjesë e programit politik të PS dhe natyrshëm do deklarohet si një premtim i përmbushur duhet këmbëngulur sa ka lidhje me patronazhimit, produktivitetin dhe sa i vlen shërbimeve të qytetarit”, vijoi eksperti.

Për rritjen e pagave në 900 euro qeveria pritet të shpenzojnë nga buxheti i shtetit 2024 rreth 40 miliardë lekë./A2 CNN

Exit mobile version