Site icon PrishtinaPress

Kosova drejt Shqipërisë, radhë automjetesh në aksin rrugor Morinë – Kukës

Fundjava sjell gjithmonë fluks pushuesish nga Kosova që i drejtohen bregdetit shqiptar.

Mëngjesin e sotëm rruga e Kombit në segmentin Morinë – Kukës ka një fluks tepër të lartë automjetesh.

Një radhë e gjatë kilometrike është bërë në afërsi të Urës mbi Drin, për shkak të ngushtimit të rrugës, nga 4 në 2 korsi.

Automjetet edhe pse kanë kaluar kufirin janë të detyruar të qëndrojnë në këtë segment rruge për 20-30 minuta.

Ndërtimi i urës së re ka nisur prej disa vitesh, por as këtë vit nuk mundi të përfundonte. /abcnews.al.

Exit mobile version