1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kosova do t’i strehojë 20 gazetarë ukrainas

Kosova planifikon t’u ofrojë strehim deri në gjashtë muaj 20 gazetarëve ukrainas të detyruar të largohen nga vendi i tyre pas pushtimit nga Rusia, sipas një dokumenti qeveritar të parë nga Reuters të martën.

Dokumenti thotë se përparësi do t’u jepet gazetareve femra të cilat do të zgjidhen nga Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ) dhe Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF).

Qeveria fillimisht do të ndajë 150,000 euro për t’i paguar shpenzimet e tyre të jetesës, pagat dhe zyrat për një periudhë deri në gjashtë muaj, për t’ua mundësuar atyre të punojnë në distancë.

Nuk ka asnjë të dhënë se kur do të mbërrijnë gazetarët në Kosovë, e cila nuk është as anëtare e NATO-s dhe as e BE-së, por i është bashkuar vendeve të tjera perëndimore në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, shkruan agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

Gushtin e kaluar Kosova gjithashtu u pajtua t’i presë përkohësisht rreth 2,000 afganë. Shumica prej tyre tashmë janë larguar dhe disa janë ende në pritje të dokumenteve.

Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ka 40 trupa që shërbejnë si paqeruajtës në atje nën një mision të NATO-s.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img