7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Kosova do t’i pranojë disa gazetarë afganë, ndahen 30 mijë euro

Qeveria i ndau 30 mijë euro për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që ky dikaster do t’i shpenzojë për t’i strehuar disa gazetarë nga Afganistani.

Unanimisht, Qeveria e miratoi ndarjen e 30 mijë eurove. Zëvendësministri i MPJD-së, Kreshnik Ahmeti tha se kjo po bëhet në shenjë solidarizimi me gazetarët nga Afganistani dhe që atyre t’ua mundësohet raportimi i profesional.

“Kjo shumë mbulon shpenzimet për periudhën e mbetur të vitit 2022”, tha Ahmeti.

Qeveria po ashtu miratoi një vendim për t’iu ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme pesë gazetarëve afganë.

Përzgjedhja e gazetarëve do të bëhet në koordinim me Federatën Europiane të Gazetarëve./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img