-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, vaksinën anti-COVID mund ta marrin si donacion

Vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund ta sigurojnë vaksinën potenciale kundër coronavirusit edhe përmes donacioneve apo marrëveshjeve bilaterale me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Kjo u konfirmua në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel, pasi tashmë janë bërë disa marrëveshje paraprake me prodhuesit e vaksinës për ta siguruar atë për të gjithë qytetarët e BE-së.

Me këto marrëveshje, Komisioni Evropian, në emër të shteteve anëtare, ka porositur më shumë se 1 miliard doza të vaksinës potenciale.

Krahas kësaj, shtetet anëtare janë duke bërë marrëveshje edhe me vetë prodhuesit potencialë të vaksinës.

Në pyetjen se a do të mund të përfitojnë nga këto marrëveshje të Komisionit Evropian me prodhuesit e vaksinës edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, nga Komisioni Evropian thanë se “shtetet anëtare të BE-së do të mund t’i ridrejtojnë apo t’i japin si donacione vaksinat për shtetet tjera, me të ardhura të mesme dhe të ulëta”, e këtu bëjnë pjesë dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Komisioni Evropian ka arritur marrëveshje me kompaninë AstraZenca për porosinë e 300 milionë dozave të vaksinave, me mundësinë që sasia të rritet edhe për 100 milionë doza tjera; pastaj, me prodhuesin CureVac për 225 milionë doza, me kompaninë Moderna për 80 milionë doza, me kompaninë Johnson & Johnson për 200 milionë doza, me mundësinë që sasia të rritet me 200 milionë doza shtesë, dhe me kompaninë Sanofi-GSK për 300 milionë doza të vaksinës potenciale.

Komisioni Evropian tha se porositja e vaksinave dhe përdorimi i tyre do të bëhen vëtëm pasi të konfirmohet se ato janë të suksesshme dhe të sigurta.

Shumë prej këtyre kompanive me të cilat Komisioni Evropian, në kuadër të strategjisë së BE-së për vaksinën, ka arritur marrëveshje paraprake, janë në fazën e avancuar të testimit të vaksinave.

Por, për përdorim masiv duhet pritur rezultatet e të gjitha testimeve të domosdoshme.

Numri i të prekurve nga coronavirusi në botë është afro 24 milionë.

Prej tyre, mbi 820,000 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 15.6 milionë janë shëruar, njofton rel.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img