0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

“Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie të shkëlqyera mes vete”

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim zyrtar ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç me të cilën kanë biseduar për thellimin e mëtejshëm të raporteve bilaterale ndërmjet vendeve veçmas në aspektin ekonomik. Njëherësh, janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Turqisë.
“Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie të shkëlqyera mes vete dhe këto marrëdhënie do të vazhdojnë të intensifikohen në vazhdimësi. Ne e falënderojmë Turqinë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që i jep vendit tonë në shumë fusha prej ekonomisë deri tek njohjet”, ka deklaruar ministri Hoxhaj.
Gjatë takimit Hoxhaj shprehu edhe njëherë keqardhje për incidentin në Konsullatën e Turqisë në Prizren. Të dy, përgëzuan reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës në kapjen e personave përgjegjës, ndërsa incidenti u konsiderua si një rast i izoluar i cili nuk ndikon në marrëdhëniet ndërshtetërore./21Media

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img