Site icon PrishtinaPress

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin ushtarak

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e ka takuar homologun nga Shqipëria, Niko Peleshi.

Ai ka thënë se Prishtina dhe Tirana kanë thelluar bashkëpunimin në fushën ushtarake.

“Edhe në këtë takim me vëllain, Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi ndamë kënaqësinë me sukseset e përbashkëta gjatë këtij viti, duke u zotuar që edhe në vitin e ardhshëm të rrisim bashkëpunimin në fushën e arsimimit e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, me fokus në forcimin e gatishmërisë për ndërveprim operacional sipas konceptit ‘Smart defense’”, ka shkruar Ministri Mehaj.

“Bashkëpunimi bilateral Kosovë -Shqipëri dhe rajonal me vendet partnere në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, është në interes të të dyja vendeve dhe në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale e më gjerë”.

Exit mobile version