-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kosova dhe Serbia në tryezën e diskutimeve të krerëve të diplomacisë së BE-së në Luksemburg

Këshilli i Ministrave në kuadër të Bashkimit Evropian, do të diskutojë sot për situatën mes Kosovës dhe Serbisë, në Luksemburg.

Pesëshja diplomatike e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së qëndruan për vizitë në Prishtinë dhe Beograd, pas agresionit të grupit kriminal serb të 24 shtatorit, ku mbeti i vdekur rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Këshilli që do të mblidhet paraditen e sotme do të diskutojë edhe situatën në Izrael dhe në rajon.

Përndryshe, emisari special i BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të shtunën në Kosovë tha se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ka ndryshuar shumë gjera.

Ai bëri thirrje që ky sulm të hetohet plotësisht dhe sulmuesit të përballen me pasojat, teksa shtoi ndaj dialogut s’ka alternativë, pasi i njëjti sjell normalizim të marrëdhënieve.

Pjesë e takimit me Kurtin ishin edhe emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë. /Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img