Sot do të nënshkruhet marrëveshja për njohjen reciproke të patentë shoferëve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë.
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, do të nënshkruajnë marrëveshjen për njohjen reciproke të patentë shoferëve, shkruan prishtinapress.eu
Po ashtu të dy shtetet sot do të nënshkruajnë edhe memorandumin për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa, dhe ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Oliver Spasovski.
Ceremonia do të mbahet në objektin kryesor Ministrisë së Punëve të Brendshme me fillim prej orës 11:00.