Kosova dhe Japonia sot do të nënshkruajnë marrëveshje.
Kjo marrëveshje do të nënshkruhet në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke filluar nga ora 12:15.
Ndërsa, në ora 10:15, Kryeministri Ramush Haradinaj do të takohet me ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe.
Kurse, në ora 10:45, ministri Behgjet Pacolli, ministrja japoneze Toshiko Abe dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti do të bëjnë mbjelljen e fidanëve të qershiave japoneze.