Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua pas takimit të kryeparlamentarit kosovar dhe atij austriak dhe shënon një etapë të re të bashkëpunimit ndërparlamentar.
Projekti “DEMOS-TI”, i cili ka filluar të realizohet para dy vitesh, ka për qëllim edukimin e moshave të reja lidhur me parlamentarizmin në Kosovë.
Me marrëveshjen e re të bashkëpunimit, parashihet që nga 1 tetori i këtij viti, projekti të bëhet tërësisht pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Në dy vitet e fundit, rreth 7 mijë nxënës të shkollave fillore të Kosovës kanë qenë pjesë e këtij projekti për edukim parlamentar.
Projekti synon që të përfshijë të gjithë nxënësit e shkollave fillore të Republikës së Kosovës.