-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kosova blen vilën 7.4 milionë euro për ambasadën në Londër, “pazarin” e preu ambasadori

Kosova ka blerë një vilë luksoze në mes të Londrës në vlerë 6.5 milionë funte (7.4 milionë euro), për ta zhvendosur ambasadën e saj në të.

Siç bën të ditur e përditshmja britanike The Telegraph, vila që ka rreth 530 m2 hapësirë, deri tani i përkiste komedianit të njohur Spike Milligan.

“Pazarin” për blerjen e rezidencës e ka bërë ambasadori i Kosovës në Britani, Ilir Kapiti ndërkaq marrëveshja e shitjblerjes është ndërmjetësuar nga agjencia “Beauchamp Estates”, bën të ditur mediumi.

Nga rruga “John Street” në Holbron ku tani ndodhet ambasada e Kosovës në Londër, do të zhvendoset në vilën që gjendet fare pranë një prej parqeve më të mëdha të Londrës, i njohur si Hyde Park.

Sipas mediumit britanik, stafi kosovar i ambasadës do të hyjë në objekt pasi që punët e renovimeve të jenë përfunduar.

Kjo vilë është ndërtuar në vitin 1890, dhe raportohet se ka dhoma të mëdha në përdhesë dhe katin e parë. Po ashtu ka tavane të larta dhe dritare të gjata dhe është e vendosur në një prej rajoneve më të favorvshme që kërkohen për ambasada./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img